Aktori i njohur Neritan Liçaj ka bërë deklaratë të fortë në lidhje me sulmin ndaj Berishës dje në protestë, ku një i ri e goditi me grusht.
Në një emision në News24 Liçaj tha se Berishën nuk ‘e vrasin’ dot, por e bëjnë edhe më të fortë.
“Është organizuar për të thënë se është një mekanizëm i tërë për të mposhtur protestat, që është dëm i madh që mund t’i bëhet një shoqërie. Duhet thënë e vërteta, për ata që e duan dhe për ata që se duan, ka një ndikim të jashtëzakonshëm te ata që e mbështesin Berishën. Ai është lider. Tre vetë kanë krijuar frymë në politike moderne shqiptare, Ahmet Zogu, Enver Hoxha pasi krijoi Hoxhizmin që është akoma, dhe Berishizmi. Përderisa këta tre persona, na pëlqejnë s’na pëlqejnë tregojnë se kanë pasur lidership. Dje u binda se ai nuk rrëzohet. Nuk është burrë që bie në tokë. Kur e pashë që ishte sulmuar dhe ndenji në këmbë pa ju dridhur qerpiku. Adhurova dhe të zonjën e tij, zonjën Berisha, një dedikim ndaj të shoqit të admirueshëm. Berishën nuk ‘e vrasin’ dot, por e bëjnë më të fortë. Po bëhen qesharak, pasi është rivitalizuar. Kot përpiqen analistët e Surrelit se nuk është i fortë, por jo, është më i admirueshëm se kurrë.”, tha Liçaj.