Është identifikuar autori që kërcënoi me jetë kryeministren italiane, Georgia Meloni dhe vajzën e saj.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë policinë të ketë raportuar se bëhet fjalë për një 27-vjeçar të papunë, i cili banonte në provincën Arezzo.

“Nëse i heq të ardhurat bazë, do të të vras ​​ty dhe vajzën tënde. Ajo dhe vajza e saj duhet të vriten”, ishin këto disa nga mesazhet e dërguara nga 27-vjeçari, siç raportohet në Tëitter nga llogaria e partisë “Vëllezërit e Italisë.”

Sipas asaj që është bërë e ditur, policia ka sekuestruar pajisje elektronike dhe gjatë hetimeve online është konfirmuar se llogaria i përkiste të dyshuarit. Gjithashtu janë duke u hetuar edhe pajisje të tjera.

Nga ana tjetër, partia “Vëllezërit e Italisë” kanë akuzuar “5 Yjet” e Giuseppe Contes, duke pasur parasysh se ai po nxit klimën e urrejtjes ndaj Giorgia Melonit.

“Nxitja e zemërimit dhe urrejtjes është e rrezikshme. Shpresoj që Giuseppe Conte të mendojë për një minutë dhe t’i dënojë pa hezitim këta njerëz të dhunshëm”, shkroi në në Tëitter drejtori i organizatës, Giovanni Donzelli.

Por Konte i mohoi kategorikisht këto akuza dhe kërkoi që autori të marrë dënim maksimal.