Sipas parashikimeve të meteorologëve pritet që në fundjavë të rikthehen reshjet, sidomos në zonat veriore. Qarku i Shkodrës është gjithmonë një nga zonat më të rrezikuara nga përmbytjet.

Për situatën që parashikohet të ndodhë gjatë fundjavës, janë marrë të gjitha masat kryesisht nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime në qytetin e Shkodrës është bërë pastrimi i të gjitha kanaleve dhe pusetave, veçanërisht në zonat më problematike për të qenë të pastruara që edhe nëse ka densitet të lartë të reshjeve, uji të ketë mundësi për të ikur në mënyrë të shpejtë dhe për të mos u bllokuar dhe për të mos pasur prani uji në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës.

Po ashtu është punuar në kanalet kulluese në njësitë administrative, në ato të cilat janë më të rrezikuar në zonën e Nënshkodrës.