Policia e Durrësit ka dhënë informacionet paraprake lidhur me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit, ku një këmbësor është përplasur nga një taksi teksa po kalonte te vijat e bardha.

“Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.

Shtetasi F. D. është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.”, sqaarojnë blutë e Durrësit.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.