I gjithë alarmi për bombë në anë të rrugës pranë Drejtorisë së Kufirit në zonën e Laprakës, rezultoi të ishte fals.
Pas kontrollit të kryer nga ekspertët dhe forcat e xhenios, rezultoi se brenda valixhes kishte rroba.
Zona u rrethua e gjitha nga forcat xheniere, të cilat kryen kontrollet.
Nuk dihet se kush mund ta ketë lënë valixhen aty, mirëpo policia ka nisur hetimet për gjetjen e përgjegjësit.