Moti i keq ka sjellë problemet e para në Gjirokastër. Reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar probleme me përmbytjet.
Unaza e qytetit që lidh pjesën veriore me lagjen Gërhot është pushtuar nga rrjedha e inerteve që vijnë me furi nga lartësia e pjesës kodrinore, me zhavorr, pranë përroit të Çullos.
Drejtoria e Pyje dhe Kullotave po ndërhyn në terren përmes mjeteve të rënda si ekskavatorë, për të evaduar zhavorrin që ka izoluar qarkullimin e mjeteve në këtë pjesë të qytetit. Fadromat po punojnë me intensitet për evadimin e zhavorrit.