Kapiteni i Argjentinës Lionel Mesi është shfaqur tepër i revoltuar gjatë ndeshjes me Holandën.

Edhe pas triumfit, ai ka shpërthyer ndaj futbollistit holandez Uout Ueighorst, i cili shënoi dy golat gjatë ndeshjes.

“Çfarë po shikon, budalla? Shiko punën tënde, budalla. Largohu”, u shpreh Mesi.

Por cila ka qenë arsyeja që Mesi të reagonte në këtë mënyrë?

“Pleshti” u shpreh se ai kishte provokuar në momentin që hyri në fushë.

“Që kur hyri në fushën e blertë ai filloi të provokonte dhe më duket se kjo nuk është pjesë e futbollit”.

Menjëherë pas reagimit të kapitenit, në “sulm” është hedhur edhe Lautaro Martinez dhe Serxhio Aguero.