Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar probleme në vend.
Mësohet se në Fushë-Krujë, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur dhjetra hektarë tokë. Situata paraqitet më e rëndë në fshatrat Mallkuç, Murqinë dhe Bilaj.
Reshje të dendura shiu kanë rënë edhe në qytetet në jug të vendit, por deri tani nuk ka raportime për dëme.