Gjykata ka vendosur arrest me burg për ish-drejtoreshën në OSHE, Albana Ferraj.
Kjo e fundit u arrestua pak ditë më parë, ndërsa ishte shpallur në kërkim për korrupsion dhe ryshfet në vlerën 131 mijë euro.
Albana Ferraj akuzohet për favorizimin e një kompanie italianë në një tender në vitin 2016, duke marrë 131 mijë euro ryshfet.