Tre fëmijë që ranë në liqenin e ngrirë në Solihull në Britani, kanë humbur jetën. Mediet e huaja bëjnë me dije se bëhet fjalë për fëmijë të moshës 8, 10 dhe 11 vjeç. Ndërsa një tjetër fëmijë rreth moshës 6 vjeç ndodhet i shtruar në spital, në luftë për jetën.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, kur fëmijët u nxorën nga ujërat e akullta.

Sipas dëshmitarëve, fëmijët po luanin në akullin e një liqeni të ngrirë dhe ranë në ujë kur u thye.