Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në kuadër të gjysmëfinales së Botërorit të Katarit ndaj Kroacisë, takim ky që luhet nesër.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse Kroacia luan si një skuadër e vërtetë dhe ka lojtarë të mëdhenj. Nesër shpresojmë të japim maksimumin siç bëjmë gjithmonë. Nëse i bëjmë siç duhet detyrat, atëherë do të jetë më e lehtë që të arrijmë objektivin. Modric? Është një kënaqësi që ta shohësh të luash. Jo vetëm për talentin e tij, por edhe sepse meriton të gjithë respektin tonë. I kemi studiuar mirë. Duhet ti marrim ndeshjet me radhë, të menaxhojmë gjithçka me qetësi. Messi- “Leo ka qenë gjithmonë një fitues, ka një dëshirë për të vazhduar të luajë futboll që e kam zili. Të shohim nëse do të vazhdojë të luajë në kombëtare apo jo, pas tij është një popull i tërë. Mbeten akoma ndeshje të vështirë” – tha ai.