Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak minuta më parë disa pamje nga punimet në kantierin për zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në portin e peshkimit në Durrës.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky investim vjen edhe pas kërkesës së komunitetit të peshkatarëve.
Ndërkohë, Kryeministri shton se “Porti i Peshkimit do të integrohet në vijim me Portin e Ri Turistik, duke u bërë i aksesueshëm nga banorët, vizitorët, turistët e qytetit bregdetar, përmes një aksi këmbësor”.
Postimi i plotë:
Ky është kantieri për zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në Portin e Peshkimit Durrës, një investim i rëndësishëm që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë, si reagim pozitiv ndaj një kërkese këmbëngulëse të komunitetit të peshkatarëve.
Porti i Peshkimit do të integrohet në vijim me Portin e Ri Turistik, duke u bërë i aksesueshëm nga banorët, vizitorët, turistët e qytetit bregdetar, përmes një aksi këmbësor me njësi shërbimesh dhe me Markatën e Peshkut, e cila përbën një atraksion më vete në qytetet turistike bregdetare