“Djemtë e detit” zhvilluan ditën e djeshme seancën e parë stërvitore në Durrës, në kuadër të sfidës ndaj Tiranës. Grupi ishte i plotë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini dhe ekipi u stërvit normalisht.
Durrsakët brenda 13 javëve kanë ndërruar tre trajnerë. Në fillim e nisi Arapi, më pas Shkëmbi dhe në fund Martini. Teuta gjithashtu, në sfidën me Kukësin mori fitoren e dytë, e cila i mungonte prej dy muajsh.
Trepikëshin e parë e kishin marrë në sfidën me Egnatian dy muaj më parë. Tani Teuta ka 11 pikë, por është e fundit në renditjen e Kategorisë Superiore me 14 pikë më pak se Tirana që është në krye të tabelës së klasifikimit.