Krishtlindja dhe Viti i ri nuk mund të kuptohen pa ëmbëlsira.
Panetonia dhe bakllavaja janë mbretëreshat e këtyre ditëve festive, e ku më mirë sesa në pastiçeri “Cialda” mund t’i shijoni ato.
“Falenderoj të gjithë ata që na e besojnë ne ëmbëlsirën më të rëndësishme të festave të fundvitit”,– thotë pastiçierja Eriona Sopi.
Ajo na tregon se pas suksesit të vitit të kaluar panetonia vjen me një risi krejt të veçantë; një zemër kremoze në mes të ëmbëlsirës karakteristike të Krishtlindjes.
“Kërkesa ka qenë shumë, shumë e madhe. Kemi bërë mbushjet e reja të panetoneve, nuk janë ato klasiket, pasi kemi mbushje më të holla dhe më kremoze, por edhe shumë më të shijshme. Kemi përgatitur 3 lloje panetonesh me shije të ndryshme; pistak, raffaello dhe nutella. Ajo me shije Raffaello, është njësoj si rafaello-t e vogla, por këtë herë të shndërruara në një raffaello të madhe”,- thotë Sopi për “DurrësLajm”.
I gjithë procesi i përgatitjes kalon nëpër duart e pastiçiereve të talentuara për t’u përmbyllur në një panetone të paketuar, gati për t’u bërë edhe dhuratë.
Të gjithë ju që i qëndroni fort traditës dhe nuk i ndaheni bakllavasë, nxitoni të prenotoni atë me shijen tuaj të preferuar.
“Bakllavaja tradicionale ecën më tepër., me arra dhe e sherbetosur. Bakllavaja me pistak është shumë e kërkuar nga porositë që marrim nga klientët. Ndërkohë prapa nuk mbetet dhe ajo me qumësht të kondensuar. Ajo është shumë e kërkuar, pasi vjen me shije krokante“,- na thotë Erjona.
Për klientët e saj besnikë dhe jo vetëm ajo ka vetëm një kërkesë: “Mos e lini për ditët e fundit para festave porosinë tuaj, sepse mbase koha nuk na premton për t’i realizuar”.
Po mendoni edhe për ndonjë tortë? Atëherë mos u largoni nga Cialda pa e porositur atë. Me shije dhe formë të personalizuar, ajo vjen direkt në shtëpitë tuaja për t’iu zbukuruar edhe më shumë ditën tuaj të shënuar.
Nëse kërkoni të kaloni bukur kohën e lirë në shoqërinë e familjarëve apo miqve, ambientet e pastiçeri “Çialda” janë zgjedhja perfekte në këto ditë festash e jo vetëm.