Të paktën 10 persona, duke përfshirë pesë fëmijë, u vranë kur një zjarr shpërtheu të premten në mëngjes në një ndërtesë apartamentesh tetëkatëshe në periferi të qytetit francez të Lionit.
Mediet ndërkombëtare raportojnë se katër persona janë në gjendje kritike, dhe dhjetë të tjerë, përfshirë dy zjarrfikës, pësuan lëndime të lehta nga zjarri në qytetin Vaulx-en-Velin, tha në një deklaratë autoriteti rajonal i Auvergne-Rhone-Alpes.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se fëmijët që u vranë ishin nga mosha 3 deri në 15 vjeç.
Zjarri që shpërtheu pak pas orës tre të mëngjesit, është shuar nga puna e 170 zjarrfikësve.





