Një djalë dy vjeçar u gëlltit dhe nxorr sërish jashtë nga një hipopotam teksa luante pranë shtëpisë së tij në Ugandë.
Paul Iga u shtrëngua në gojën e kafshës pranë liqenit Eduard, Uganda. Hipopotami e kishte kapur vogëlushin nga koka dhe gëlltiti gjysmën e trupit të tij kur një vendas e vuri re dhe filloi të gjuante me gurë kafshën, sipas “Daily Mail”.
Hipopotami dukej i befasuar nga sulmi dhe ka nxjerrë fëmijën, përpara se të shkonte përsëri në ujë.
“U desh guximi i një banori i cili ishte aty pranë, për të shpëtuar djalin pasi qëlloi me gurë hipopotamin dhe e trembi atë, duke e bërë atë ta nxirrte sërish nga goja të gjallë”, tha policia.
Paul u plagos dhe u dërgua në një klinikë për trajtim, ai mbijetoi mrekullisht. Është raportuar se vogëlushi u transferua në një spital në Bëera, por u dërgua në shtëpi pasi mori një vaksinë kundër tërbimit.
Në një deklaratë, Policia e Ugandës tha: “Ky është incidenti i parë i tillë ku një hipopotam u largua nga liqeni Eduard dhe sulmoi një fëmijë të vogël”.





