Albion Marku ishte protagonisti i fitores së Teutës pasi një gol i tij i dha suksesin e dytë radhazi durrsakëve, të parin në shtëpi për këtë edicion. Një fitore që ka larguar skuadrën nga vendi i fundit në renditje ku gjendet prej disa javësh.

“Duhet të falënderoj trajnerin se kishte besim te unë që mund të shënoja atë gol dhe fati na ndihmoi që të shënonim.Mendoj se të dy fitoret na kanë rritur shumë moralin dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu me fitore. Në pozicionin në krah me 3-5-2 ndjehem me mirë se e kam bërë edhe kur isha te Laçi. Ndjehem më mirë se kam më shumë hapësira në krah. Në përfundim të ndeshjes kishte vetëm komplimente dhe falënderime për të gjithë lojtarët nga trajneri dhe nga ne. Devijimi te goli? Për mua nuk ka rëndësi goli kush e shënoi, ka rëndësi të fitojmë dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Fati ndihmon më të fortin”, tha duke qeshur mbrojtësi i Teutës.