Ka qenë një “i huaj” në radhët e përfaqësueses franceze në dy vitet e fundit dhe si i tillë largohet prej saj. Karim Benzema ka deklaruar sot nëpërmjet rrjeteve sociale se ka mbyllur karrierën e tij ndërkombëtare në këtë përfaqësuese.
Sulmuesi francez, fituesi i “Topit të Artë”, ishte mungesa e madhe në këtë edicion të Kupës së Botës për shkak dëmtimi. Edhe pse u përfol shumë për një kthim të tij të mundshëm në finale pasi ishte rikuperuar, trajneri Deshamp as nuk e mori në shqyrtim një hipotezë të tillë dhe vetë Benzema as nuk udhëtoi drejt Katarit për të mbështetur përfaqësuesen në finale.
Sot, me një postim në rrjetet sociale, sulmuesi e mbylli me Francën. “Kam bërë përpjekjet dhe gabimet që bëra, për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar! Unë kam shkruar historinë time dhe e jona merr fund”, shkruante Benzema në postimin e tij. Kështu, ai i dha lamtumirën përfaqësueses nga e cila qëndroi larg për shumë vite për shkak të çështjes së skandalit të shantazhit të Valbuena, por edhe se përflitej se Mbape nuk e donte si rival në repartin e avancuar.





