Tifozët argjentinas, si ata në stafium dhe ata në shtëpi, shpërthyen në festime të mëdha, kur Gonzalo Montiel shënoi penalltinë, që i dha Argjentinës trofeun e Kupës së Botës 2022 në finalen emocionuese kundër Francës.

Një tifoze i harroi të gjitha paralajmërimet e arrestimit në rast të zhveshjes dhe vendosi të festojë fitoren në mënyrën e saj.

Fatkeqësisht për të, teksa ishte në rreshtin e parë të tribunave, kamera regjistroi festimet e saj, të cilat u pikasën menjëherë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët u kujdesën të ripostonin pamjet.