Ekipi i Argjentinës mbërriti rreth orës 2 të mëngjesit në Buenos Aires, me mijëra tifozë që i prisnin në rrugë për të përshëndetur kthimin e Kupës në atdheun e tyre 36 vjet më vonë.
Në një autobus të hapur futbollistët përshkuan rrugën ndërmjet aeroportit dhe selisë së Federatës së Futbollit.
Në një moment, autobusi kaloi nën një tel të sipërm duke frikësuar Mesin, Paredesin, De Pol, Di Marian dhe Otamendin. Ata reaguan menjëherë duke ulur kokat dhe kështu u shmang incidenti që mund të kthehej në tragjedi.





