Qeveria argjentinase ka vendosur ta shpallë të martën festë kombëtare.

Skuadra u prit nga mijëra tifozë në orët e para të mëngjesit teksa kishin pushtuar aeroportin.

Ata zbritën nga avioni teksa më pas parakaluan në tapetin e kuq.

Pjesa më e madhe e festimeve u përqendrua në obeliskun e famshëm në Buenos Aires, ku një milion njerëz mbërritën të shtunën në mbrëmje për të kremtuar triumfin kundër Francës.