Një pjesë e një restoranti buzë detit u shemb në lagjen Bebek të Stambollit në orën 21:00 të së premtes mbrëma me orën lokale. Sipas medieve turke, klientët që ndodheshin në ato momente aty ranë në det.

Katër persona u plagosën dhe u dërguan në spital. Në videot e publikuara shihen njerëz në ujë, duke tentuar të dalin jashtë.

Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe mjekësore.