E ardhmja e Rafa Leaos po shqetëson tifozët e Milanit, por sulmuesi portugez po dërgon sinjale qetësuese për rinovimin e komplikuar të kontratës së tij. “Eksperiencë në një ligë të re? Po, në të ardhmen… por tani jam 100% i fokusuar te Milani. Jam në një top klub dhe jam nën kontratë, më pëlqen edhe qyteti i Milanos. Unë kam parë shumë ndeshje këtë vit, më pëlqen Arsenali, mendoj se ata luajnë shumë mirë”,- tha ai për RDP Africa.

Fjalët që vijnë në ditët, kur thashethemet për qëndrimin e tij gjithnjë e më të mundshëm te kuqezinjtë, pasojnë njëra-tjetrën. Edhe në Spanjë, ku emri i Leaos lidhet shpesh me top klubet e La Ligas, janë të bindur se ai do ta veshë sërish fanelën e Milanit vitin e ardhshëm. 

Klubi kampion italian duket se është i gatshëm të pranojë kërkesën prej 7 milionë eurosh në sezon. Përveç kësaj, mund ta ndihmojë atë gjithashtu të paguajë gjobën ndaj Sporting Lisbonës, edhe pse në mënyra që janë ende për t’u sqaruar.

Fakti është se historia mund të çojë në një fund të lumtur, me Milanin që tashmë ka vendosur të kënaqë yllin e tyre për të shmangur humbjen e tij para kohe.