Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk janë në ditët e tyre më të mira. Mediat kanë raportuar se dyshja po përjeton një krizë në marrëdhënien e tyre madje dhe se këngëtarja së bashku me vajzën e tyre Ajkën janë larguar nga shtëpia.

Së fundmi burime për “Prive” kanë deklaruar se gjithçka që po përflitet është e vërtetë.

Të njëjtat burime shtuan se kjo nuk është një situatë e re për dyshen, por diçka që po zgjat prej disa muajsh.

Megjithatë njerëz pranë Besit dhe Xhensilës janë shprehur se akoma nuk mund të themi se çifti janë ndarë përfundimisht.

Dy artistët e njohur ka gjasa që të mos e festojnë së bashku natën e Vitit të Ri. Jo vetëm kaq por disa burime pranë “Zemër Luana” bëjnë me dije se Bes Kallaku ka qenë shumë i mërzitur këto kohë.