Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i kanë dhënë fund aludimeve se ka një krisje në marrëdhënien e tyre, duke ngritur dyshime për ndarje.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka reaguar e para duke publikuar një video nga një koncert i saj teksa puth në buzë aktorin.

Më pas vetë Bes Kallaku përmes një “Instastory” ka publikuar një video ku shihet Xhensila duke kënduar ndërsa shkruan:

“Çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo 4 muaj ndërron jetë Ija e Bes Kallakut. Çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”, shkruan ai.