Kremlini ka ofruar falas ngrirjen e spermës së ushtarëve rusë në rast se ata vdesin duke luftuar në Ukrainë.

Ky veprim i Vladimir Putin për ngrirjen e spermës është të inkurajojë më shumë burra rusë që t’i bashkohen pushtimit ndaj Ukrainës pa patur frikë se nuk do të mund të kenë fëmijë të tyre.

Kremlini ka thënë gjithashtu se do të paguajë që gratë e ushtarëve të bëjnë IVF nëse partnerët e tyre vdesin duke luftuar për presidentin luftarak rus, transmeton Telegrafi.

Të mërkurën, kreu i Unionit të Avokatëve të Rusisë, Igor Trunov tha se qeveria kishte dhënë mbështetjen e saj për propozimin për të “krijuar një kriobankë falas të materialit gjenetik” për ushtarët dhe për të futur bashkëshortet e tyre në listën për IVF të sponsorizuar nga shteti.

Më shumë se 300,000 burra rusë janë dërguar tashmë në Ukrainë që nga mobilizimi i pjesshëm në shtator, një lëvizje që bëri që qindra mijëra të largoheshin nga vendi nga frika se mos detyroheshin të luftonin.

Brenda ditëve të konfirmimit të mobilizimit, shumë burra rusë shkuan në klinikat e fertilitetit për të ngrirë spermën e tyre përpara se të shkonin në luftë.