Mënyrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit janë të shumta, por këngëtarja kolumbiane Shakira ka dyshuar rreth një detaji shumë interesant.
Prej më shumë se 10 vitesh bashkëjetuese me Gerard Pique, ajo i njihte mjaft mirë veset dhe dëshirat e partnerit dhe ky fakt e bëri që të zbulonte lidhjen e tij paralele me një vajzë tjetër.
Ish-kapiteni i Barcelonës nuk e preferon reçelin por gjatë ditëve të fundit të lidhjes me Shakiran, kjo e fundit vuri re se kavanozi boshatisej vazhdimisht dhe kjo e bëri të thellohej më shumë në hetime duke mësuar se studentja me të cilën ai po e tradhëtonte, Clara Chia Marti, e adhuronte një fetë bukë të thekur me reçel në mëngjes.