Videoja një minutëshe e ministres gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht teksa uronte vitin e ri po bën bujë në internet.
Ministrja shfaqet në Berlin në mes të erës së fortë dhe fishekzjarreve duke folur për situatën në Ukrainë në një formë që u konsiderua e çuditshme.
“Një luftë po shpërthen në mes të Evropës. Kam marrë përshtypje të veçanta prej saj, kam takuar njerëz të mrekullueshëm. Për këtë, faleminderit!”-thotë ministrja në videomesazh.
Reagime të shumta ka pasur në mediat gjermane ku videoja e filmuar me telefon cilësohet krejtësisht e turpshme për një ministre. Bild raporton se Lambrecht mund të japë dorëheqjen pas kësaj videoje.





