Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, pritet ta vazhdojë kontratën me gjigantin francez Paris Saint-Germainin deri në vitin 2024.

Kjo raportohet nga gazeta spanjolle “Marca”.  Argentinasi me PSG-në ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Por, ai pritet ta vazhdojë qëndrimin në Paris edhe për një vit tjetër.

Ekipit francez iu bashkua nga Barcelona në vitin 2021. Messi sezonin aktual në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 14 asistime.