Gazetarja e njohur Beti Njuma, ka reaguar në lidhje me fitoren e Sara Hoxhës në “Dancing with the stars”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se “Sara Hoxha ishte mirë, por Elhaida ishte e shkëlqyer“.
Gazetarja madje thotë se ky ishte rezultati kur vendimi i lihet publikut.
“Sara e mirë por Elhaida e shkëlqyer!
Përfundimi: publikut nuk i duhet lënë më në dorë vendimmarrja.
Me tifozllikun e verbër televotuesit, që duhet të kenë qenë të shumtë edhe nga Kosova (a thua se kjo ishte një garë patriotizmi) i hoqën nga duart kupën një artisteje të kompletuar si Elhaida Dani që e meritonte trofeun e Dancing with the stars.
Ajo shkëlqeu që në fillim dhe e ruajti ritmin në mënyrë konstante, javë pas jave. Mori çdo javë votat maksimale të jurisë.
Pavarësisht padrejtësisë, Elhaida për mua është fituesja morale ndonëse garën tek ne nuk e fiton më i miri!” shkruan Njuma në postimin e saj.