Në Shqipëri do të ndërtohen tre stadiume të reja, me saktësisht në qytetet e Durrësit, Vlorës dhe Korçës.
Këtë lajm e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera thekson se këto 3 stadiume do të nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës.
Ndërsa më tej thekson se përveç këtyre tre stadiumeve në plan është edhe “Selman Stërmasi” në Tiranë.
“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë”,-shkruan Rama.