Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar ashpër pas vendimit të Enkelejd Alibeajt për përjashtimin nga grupi parlamentar të katër deputetëve të tjerë të PD-së.

Teksa publikon vendimin, Açka e quan “marrëzia e vogëlsisë” dhe thekson se katër deputetët e përjashtuar i bëjnë nder çdo grupi parlamentar

“Marrëzia e vogëlsisë
A jeni në metro?
Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar.
🙈💙”, shkruan deputetja Açka