Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi teksa komentoi grabitjen në shtëpinë e ish-zyrtares së shtetit Alda Klosi, thotë se këtu vidhet me ligj, pasi këtë e ka bërë vetë qeveria.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Shehi tha se në Parlament votohen ligje që janë në favor të oligarkëve. Ai u shpreh se e shqetëson fakti që të majtët edhe pse e dinë se Rama e ka gabim vazhdojnë ta mbështesin.

Shehi theksoi se sistemi është i korruptuar, nda për ta rrëzuar duhet bashkim i të gjithë progresistëve në Parlament.

“Kjo është punë për policët dhe prokurorët. Unë merrem me logjikën që ka një qytetar normal. Ajo mund të ketë vjedhur 10 shtëpia, nuk mund të merremi me një pastruese. Sistemi është korruptiv dhe ky sistem duhet të thyhet me votimet që po vijnë, duke filluar nga bashkimi i ndjerëve progresistë në parlament.

Këtu votohen ligje që janë hapur në favor të oligarkëve. Mua më trishton fakti, më trishton fakti që grupi i majtë, ata që mbështesin qeverinë si nuk dolën 3-4 burra që të thoshte ore  këtu ka një dyshim se ka disa të pavërteta, dyshojmë se po vidhet. Ai grup mbron atë shefin e vetë duke e ditur qe shefi e ka gabim dhe po vidhet haptazi.

Qeveria e zotit Rama sot vjedh me ligj. Bëhet një ligj, të gjithë ngrenë dorën në parlament.  SI mund të dënohen ata, kur mund të thonë që i kam bërë me ligj, kam zbatuar ligjet e parlamentit”, tha Shehi.