Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar sot lidhur me projektin e Velierës në Durrës, duke e cilësuar si monument korrupsioni dhe simbol të shpërdorimit abuziv.

Sipas Blushit, ky projekt shkatërroi historinë dhe gllabëroi 9 milionë euro dhe nuk nxjerr asnjë qindarkë për qytetarët.

REAGIMI I BLUSHIT
Projekti korruptiv i Velierës në Durrës, një monstër e neveritshme betoni që shkatërroi historinë dhe trashëgiminë e vyer arkeologjike të qytetit, përveçse gllabëroi 9 milionë euro taksa dhe nuk nxjerr asnjë qindarkë fitim për qytetin, në pak vite rezulton një investim i dështuar. Monumenti i korrupsionit në qendër të Durrësit, simbol i shpërdorimit abuziv të fondeve publike dhe i betonizimit të qytetit nga Vangjush Dako dhe Emirjana Sako, është një vend krimi ku drejtësia duhet të ndërhyjë sa më parë!