Kryetari i Partisë së lirisë, Ilir Meta u shpreh mjaft optimist për zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, meta tha se PL do të mbështesë të gjithë kandidatët e koalicionit opozitar, ndërsa theksoi se në 4 bashki do të jenë kandidatë nga partia e Lirisë.

Ndërkohë Meta theksoi se 2023-i do të jetë viti i ndryshimit.

Balla: Si shkuan muajt e parë të lirisë politike?

Meta: Unë mendoj se kanë shkuar shumë normalisht edhe ishte një përgatitje pikërisht për vitin e ndryshimit.

Balla: Jeni i bindur, se shifrat flasin ndryshe?

Meta: Nuk habitem unë nga sondazhet dhe lajmet, e dimë si funksionon. Shifrat flasin qartë 80% e shqiptarëve jetojnë në nivelet e varfërisë. Asgjë nuk e shmang ndryshimin i cili do të vijë në 14 maj.

Balla: E di këtë. Është misioni i opozitës. Ju dukeni që e keni marrë opozitën e mirëfilltë, por duket sikur partia tjetër nuk është gati për një gjë të tillë.

Meta: Nuk shoh luftë civile. Shoh një pengmarrje të vulës së PD nga shteti i kapur nga Rama.

Balla: Si do funksionojë koalicioni juaj?

Meta: Për ne të gjithë kandidatët e primareve janë kandidatët tanë. Natyrisht kemi 4 kandidatë që janë zgjedhur nga primaret.

Kuçovë, Përrenjas, Memaliaj dhe Skrapar. Por ne i konsiderojmë të gjithë kandidatët tanë, dhe do i mbështesim të gjithë kandidatët.