Në intervistën e saj të parë pas marrjes së mandatit, deputetja Oriela Nebijaj është pyetur në emisionin “Opinion” lidhur me raportin e saj me Kryeministrin Rama.

Ndërsa është shprehur se ka takuar disa nga deputetët socialistë në PS, si Gjylameti, Klosi apo ministren Bora Muzhaqi, Nebiaj e ka cilësuar kryeministrin agresiv dhe ka thënë se nuk ka patur asnjë kontakt apo komunikim me të.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Po me Ramën?
Nebiaj: Nuk kam patur asnjëherë komunikim aty në parlament është dhe agresiv… Kur të qetësohet, ndoshta.
Fevziu: Po u qetësua.
Nebiaj: Ishalla nuk qetësohet, dhe shqetësohet më shumë për hallet e këtij vendi.