Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar në një shkrim të publikuar në “New York Times” se ka kaluar një abort të vështirë në muajin korrik të këtij viti. Markle tregon se gjatë muajve të fundit ka qenë në një gjendje jo të mirë.

“Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, e dija që po humbja të dytin”, shkruan dukesha ndërsa shton se dhe bashkëshorti i saj, Princ Harry është lënduar shumë, por i ka qëndruar në krah.

“Ishte një ditë normale, u zgjova, ushqeva qentë, rregullova rrobat dhe po i ndërroja pelenat djalit tim Archie, pasi ndjeva një dhimbje në bark u shtriva në dysheme duke mbajtur djalin tim në duar, disa orë më vonë, u shtriva në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e burrit tim. Ndjeva mpirjen e pëllëmbës së tij ndërsa lotët lagnin sytë tanë. Humbja e një fëmije do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm”, tregon 39-vjeçarja për të nxitur njerëzit që të kuptojnë se po kalohen momente të vështira nga të gjithë.

Tmerrin e përjetuar nga Meghan Markle sipas një studimi nga Tommy’s, e kalojnë një në 4 gra pasi shtatzëna e tyre përfundon në një abort spontan.