Butrint Imeri (ish-i dashuri i Kiara Titos) në “Big Brother VIP Albania”?

Po, jo, ndoshta. Nuk e dimë.

Gjithë çfarë dimë është se shumë shpejt do të futen dy konkurrentë të fortë.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, regjisori Eduart Grishaj u pyet nëse “vazhdojnë rekrutimet” për reality show-n.

“Do hyjnë të rinj. A hyn kush? [sepse nuk e dëgjoi pyetjen ‘A hyn Butrinti?’] nuk përgjigjet Do hyjnë dhe dy shumë shpejt. Do ketë edhe hyrje të tjera, nuk është se [do ndalojnë]. Dy shumë të fortë dhe interesantë janë gati.”

Që prej javës së kaluar, nisur nga postimet e Butrint Imerit në rrjetet e tij sociale, të gjithë menduan se ai do të surprizonte Kiara Titon në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Mirëpo të martën që lamë pas, Butrinti nuk hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke bërë që të nisnin edhe një herë aludimet.

Mbrëmë artisti ka postuar një tjetër Instastory, ku shkruante se surpriza që po kërkojmë të gjithë, do të realizohet të shtunën.