Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi nga Elbasani kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Berisha iu drejtua Ramës të mos lozë me fatin e tij ndërsa shtoi se ai po përpiqet të ndalojë regjistrimin e demokratëve në zgjedhje për shkak se ka frikë prej tyre.

“Duhet ta bëjmë natën ditë për të mbështetur kandidatët tanë. Për të mbështetur Luçiano Boçin. Një njeri i cili faktoi besimin te ju. Është nënkryetar partie. Është kryetar i grupit parlamentar. I ka të gjitha. Do t’i lë tha dhe do shkoj të dorëzohem te besimi i qytetarëve të mi dhe unë e përgëzoj. Ne sot vijmë më të përgatitur se kurrë.

Në Tiranë, në Durrës, në Korçë, në Shkodër. Kandidatët tanë janë kandidatët e lirisë. Nuk ka pasaportë më të shkëlqyer se kjo. Ne po transformojmë nëpërmjet lirisë jetën politike të këtij vendi. Ndaj dhe në këtë mision, duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e tij. Jemi para një përpjekje anti-demokratike, anti-kushtetuese të Edi Ramës për të përjashtuar nga zgjedhjet Partinë Demokratike. Unë në emër tuaj dhe demokratëve shqiptarë dua t’i them sot nga Elbasani: Mos gabo se po loz me fatin rëndë.

Ne kemi bërë gjithçka që forcat politike të votojnë të lira. Nuk kemi menduar kurrë të blejmë kryetar opozite. I them këtu se në mënyrë absolute do të kesh fatin që meriton nëse guxon t’i prekësh. Gjykata ia ka njohur PD-së. Ndalon regjistrimin e tyre se ke frikë nga PD. Atëherë bëhu gati të përballesh. Ne do fitojmë qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera të Shqipërisë”, deklaroi Berisha.