Miqësorja e “luksit” mes PSG-së dhe dhe lojtarëve më të mirë nga Al-Nassr dhe Al-Hilal, përfundoi me fitoren e francezeve 5-4.

Në qendër të vëmendjes ishin Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, ky i fundit që debutoi në Arabinë Saudite.

Collage Maker-20-Jan-2023-11.33-AMPortugezi realizoi dy gola, njërin prej tyre me penallti të fituar nga ai vetë.

Teksa ishin në minutat shtesë së fundit të pjesës së parë, portieri Kejlor Navas goditi me grusht CR7-ën.

Por Kilian Mbappe nuk dukej shumë i bindur për vendimin e arbitrit dhe kështu u afrua tek Kristiano.

Në atë moment, francezi preku fytyrën e tij dhe konfimoi se Ronaldo ishte goditur.

Menjëherë më pas Kilian u largua duke qeshur, ndërsa portugezi imitoi gjestin e portierit me grusht të ngritur.