Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka denoncuar sërish situatën në QSUT, ku mungon shërbimi i urgjencës kirurgjikale.

Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shehu thekson se sistemi mjekësor është i vendosur kokëposhtë, teksa e ka argumentuar se përjashtimi i shërbimit të urgjencës kirurgjikale është dëmtim i madh dhe ul rolin e saj dhe se pacientët po drejtohen në privat për të marrë shërbim.

““Shëndetësia “kokëposhtë” e Rilindjes! Nuk mjafton varfëria, mungesat, por dhe ajo çfarë përmban sistemi ynë shëndetësor publik vendoset “kokëposhtë”!

Që kryejnë dhe aktivitete të tjera shumë të rëndësishme, spitali i Traumës, traumën kombëtare, që po e asfikson; ai “Shefqet Ndroqi”, kirurgjinë pulmonare.

Kur do të duhej që: Të treja këto spitale të jenë të hapura për urgjencën kirurgjikale, duke ulur ngarkesën e secilit, stimuluar kompeticionin e zhvillimin, krijuar alternativa për pacientët. Trauma, përveçse në spitalin e Traumës duhet përballuar edhe nga QSUT, e cila në vend që të përjashtohet nga urgjenca kirurgjikale, duhet të hapet edhe për atë.

Të tilla vendime pa vizion, centraliste, larg konceptit të autonomisë spitalore, dëmtuese të cilësisë së mjekësisë publike, jo vetëm që bëhen pengesë e zhvillimit… Por dhe çojnë pacientin drejt spitaleve private, duke paguar nga “xhepi”.

Ky është një nga “objektivat“ e këtyre “strategjive”: Atrofizimi i mjekësisë publike! Dhe pastaj Rilindja flet për “mjekësi falas”!”, shprehet ligjvënësi demokrat Tritan Shehu.