Këngëtari Luiz Ejlli shprehu që në ditët e para në “BBV” një pëlqim për Kiarën duke qëndruar çdo ditë afër, ndërkohë që jashtë shtëpisë është komentuar mbi dyshimet se moderatorja ka një partner apo faktin që ish i dashuri i saj, këngëtari Butrint Imeri ka shfaqur mbështetje për të nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ditën e sotme, moderatorja e “Big Brother Vip Fan Club”, Megi Pojani intervistoi tezen e Kiarës, që iu përgjigj shumë dyshimeve të publikut.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Kë do më shumë aty brenda, pas Kiarës?
Tezja e Kiarës: Efin, sepse Kiara e ka mikeshë shumë të mirë
Pyetje: Si e shikon në marrëdhënien me Luizin, e mendon në një lidhje të mundshme jashtë shtëpisë?
Tezja e Kiarës: Unë për momentin e shoh si një shok shumë të mirë, dhe mua më jep kënaqësinë e të parti me Luizin tërë kohës, të kujdesit që ai tregon për Kiarën. Kiara ka shumë nevojë për njerëz që e bëjnë të qeshë dhe Luizi ia ka arritur.
Pyetje: Të duket simpatik Luizi?
Tezja e Kiarës: E bën tipi, karakteri simpatik.
Pyetje: Kur e shikon, thua sa i mirë është apo sa e bezdis Kiarën?
Tezja e Kiarës: Në këto momente nuk them as sa i mirë është, as sa e bezdis. Shoh që e bën Kiarën të qeshë dhe është shumë e rëndësishme për mua që Kiara të qeshë.
Pyetje: Po prindërit e Kiarës çfarë mendojnë për Luizin?
Tezja e Kiarës: Kur e shikonim Prime në fillim, thoshin po e bezdis shumë Luizi, po i rri shumë ngjitur. E kishte këtë problem (i ati), thoshte i rri shumë ngjitur gocën sime, sikur nuk ka femra të tjera aty. Por, tani jo. Mendoj se u pëlqen loja e atyre të dyve
Pyetje: Ti e njeh shumë mirë Kiarën, por a mund të themi që në këtë pikë ti e ke humbur totalisht busullën dhe papritur një mëngjes mund të zgjohesh dhe të shohësh që Kiara është puthur me Luizin
Tezja e Kiarës: Jo (qesh)
Pyetje: E keni diskutuar para se të fillonte BBV që të mos krijojë lidhje aty brenda?
Tezja e Kiarës: Po, unë i thash të lutem mos krijo lidhje sepse e di që Kiarën kushdo ta shohë, çdo mashkull, do t’i afrohet, nga pamja dhe më pas nga tipi, karakteri dhe mirësia që ajo ka. I thash mos bëj lidhje aty brenda nëse dikush do të të ngjitet. Absolutisht jo, tha Kiara. Megjithatë aty është tjetër gjë, ajo po ndihet shumë mirë.
Pyetje: Është diskutuar një lidhje e mëparshme e Kiarës, për të cilën ajo vetë ka folur ka folur publikisht, me Butrint Imerin. Butrinti e ka mbështetur publikisht, si u ndjeve ti?
Tezja e Kiarës: U ndjemë shumë mirë për mbështetjen që ai i dha. E vlerësuam shumë.
Pyetje: Thuhet se do të futet brenda. Do të doje të futej?
Tezja e Kiarës: Në këto momente edhe nëse futet, ata janë shokë shumë të mirë, kështu që nuk përbën asnjë lloj ndryshimi.
Pyetje: Është diskutuar për një lidhje të Kiarës jashtë shtëpisë. Është aluduar shumë…
Tezja e Kiarës: Kiara ka hyrë vetëm dhe po luan vetëm!