Presidenti i Republikës Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar këtë të hënë.
Në mbledhjen që pritet të mbahet në orën 14:00, temë e diskutimeve do të jetë analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023.
“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare”, njoftoi Presidenca 5 ditë më parë.