Në një dalje për mediat, kreu i PD, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët lidhur me kallëzimin në SPAK të dorëzuar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas daljes se një regjistrimi audio për 21 janarin.
Berisha tha se është pa imunitetndërsa shtoi se sot vemendja duhet të jetë te arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe takimet e tij me Ramën.
“A ka mundësi të qëndrojmë tek çështja kryesore dhe mos merremi me budallaqet e Ulsiu, bodigard i Ramës. A ja vlen të merremi me të? Njeriu përgjegjës për ngjarjen është Rama. Nuk kam unë asnjë lloj… unë jam njeri pa imunitet siç e dini…. Pyetjet duhet të ishin për këtë çështje, si mundet media të heshtin para këtij superskandali?!”, tha Berisha, duke iu referuar arrestimit të zyrtarit të FBI, i njohur si mik i Ramës”-tha Berisha.