Rreth 900 infermierë janë punësuar në sistemin shëndetësor publik në vendin tonë vetëm gjatë vitit 2022. Është kryeministri Edi Rama i cili e bën këtë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“474 infermierë janë punësuar në spitalet tona nga veriu në jug, pjesë e ekipit prej rreth 900 infermierësh të punësuar në sistemin shëndetësor publik vetëm gjatë vitit 2022”, shkruan Rama.