Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë të posaçme në nder të viktimave të Holokausit. Kjo seancë u mbajt në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Ministrja Elsa Spiropali e quajti shtëpinë e shqiptarit të mikut dhe të Zotit duke sjellë në vëmendje strehimin e mijëra herbenjve nga shqiptarët.
Ajo tha se në rastin e Holokaustit kujtesa është mejti më i mirë për të mos lejuar përsëritjen e asaj tragjedie në asnjë lloj forme dhe mënyre.
Spiropali: Shpesh harresa është një dhuratë hyjnore, do të thotë të hedhësh të ligën pas krahëve, të harrosh do të thotë edhe të shërohesh.
Në rastin e Holokaaustit është e kundërta. Kujtesa është mjeti dhe instrumenti më i rëndësishëm për të kujtuar se cfarë ngjau dhe për të mos lejuar përsëritjen në asnjë lloj forme. Pak popuj në botë mund të kuptojnë kalvarin e frikshëm që kanë kaluar hebrenjte në të shkuarën.
Shqipëria dhe Izraeli, shqiptarët dhe herbenjtë kanë pasur pikat e kontaktit shumë herët. Ky është një detaj që i përket historianëve ta nxjerrin në vitrinën e vëmendjes. Një prej tyre është sjellja e shqiptarëve ndaj herbenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vetë Shqipëria ishte vend i pushutar nga nazistët dhë ndërkohë që bënte luftë çlirimtare shqiptarët nuk dorëzuan ansjë hebre. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit dhe ne mikun e kemi trajtuar si Zot. Ne jemi krenarë për vlerat tona për ta mbrojtur tjetrin.
Ajo u ndal edhe te lufta në Ukrainë dhe tha se kujtesa për atë që ka ndodhur është një shans më shumë për të projektuar të ardhmen. Paqja do të fitojë dhe e nesërmja do të jetë më e mirë, tha Spiropali, duke shtuar se sot Ukraina dhe populli ukrainas po kalon jë det të tërë të kuq të mbushur me gjak.