Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Vendimi erdhi pasi kryedemokrati dhe deputetët e tjerë të selisë blu bllokuan foltoren.
“Përjashto veten ti”, u shpreh Berisha pas vendimit të Nikollës.
“Nuk e lëshojmë këtë sallë sot pa u bërë debati se ne do të mbrojmë interesin kombëtar”, shtoi më tej Berisha.
Kuvendi është përfshirë në debate të forta pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për debat me Ramën në lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së, charles McGonigal.