Seanca plenare e sotme u zhvillua me tensione e debate mes deputetëve të PD-së dhe Berishës.

Me kaosin që solli bllokimi i Foltores në Kuvend nga Sali Berisha dhe opozita në tërësi, Lindita Nikolla ka kaluar direkt në proces votimi për rendin e ditës.

Teksa deputetët e mazhorancës miratuan projektligjet , deputetët demokratë bllokuan foltoren, ndësra merrnin fjalën njëri pas tjetrit në rrjetet sociale.

Me në krye Berishën, i cili u përjashtua nga seanca e sotme për shkak se bllokoi foltoren.

Kujtojmë se deputetët e Partisë Demokratike depozituan sot kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës në senacën e sotme parlamentare. Por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca e cila votoi kundër ndryshimit të rendit të ditës.

Pas kësaj Berisha refuzoi kategorikisht të lironte foltoren. E për rrjedhojë pas disa paraljmërimeve nga kryetarja e Kuvendit, ai u përjashtua nga seanca parlamentare e sotme.

“Turp!”, dëgjohet të thonë deputetët njëzëri, ndërsa kërkojnë praninë e Ramës në Kuvend.

Jashtë Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se Rama duhet të japë llogari.

Alibeaj: Kërkesa ime ka të bëjë me thirrjen për të qenë prezent Rama që është stërmbullari i një veprimi korruptiv. Duhet të japë sqarimi më së pari në Parlament dhe është i detyruar të jetë prezent. Duhet të japë llogari! Pyetja që shtrohet është fare e thjeshtë: Ku e keni fshehur Edi Ramën?!