Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram.

Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe.

Ditën e djeshme vajza e Zaiminës ka festuar ditëlindjen dhe për këtë këngëtarja ka organizuar një festë.

Vetëm pak më parë Zaimina ka postuar në Instagram disa foto me vajzën e saj dhe pamje nga festa e djeshme, duke uruar kështu publikisht vogëlushen e saj.

Ama ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte mënyra se si ajo e quan, “Çapaçulja ime”, një shprehje shumë e populluar tashmë në Shqipëri e përdoruar nga banori i “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli.

Epo me këtë gjithashtu Zaimina na ka treguar se është edhe një mbështetëse e Luizit përsa i përket banorëve të “BBV2”.