Mbërmjen e djeshme Luizi dhe Kiara dhanë puthjen e shumëpritur.

Më në fund dyshja Luiz-Kiara janë parë të puthen në dasmën që u organizoi Vëllai i Madh. Të dy ata u emocionuan dhe u përlotën pas puthjes që Luizi e kërkonte prej kohësh.

Çifti kërcyen bashkë, ndërsa gëzimit të tyre iu bashkuan edhe banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Të gjithë reaguan për këtë moment “historik” dhe një fjalë për të thënë e ka edhe nëna e Luiz Ejllit.

Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënë e Luizit.

Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte mesazh “U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri.

Kështu iu jepet fund edhe të gjitha aludimeve që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.

Gjithashtu duket se kjo puthje ka ngrohur edhe zemrat e të afërmëve të Kiara Titos të cilët kanë mbajtur gjatë gjithë kohës një qëndrim të fohtë për këtë romancë.

Mbrëmjen e djeshme, në Instagramin e Kiarës është shpërndarë momenti i puthjes dhe gjithashtu Luiz dhe Kiara më në fund ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Pra nuk ka më vend për asnjë pakënaqësi për çiftin më të famshëm të momentit.